Vrasja në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Njësitë e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë po punojnë për të gjetur dhe arrestuar personin e dyshuar për vrasjen që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë.

I dyshuari tashmë është identifikuar, por ende ndodhet në arrati.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtina.

Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka njoftuar se po mbledh prova dhe po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vritet një person dhe plagoset një tjetër pas të shtënave me armë në Gjakovë

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika