Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar: Krenarë për këtë arritje të madhe

Presidentja e Vjosa Osmani ka uruar regjisoren dhe aktoren nga Kosova, Luana Bajrami pasi filmi i saj “Two People Exchanging Saliva” fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e Academy Awards – Oscars.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, e përgëzoi Bajramin dhe të gjithë ekipin e filmit për këtë arritje të madhe.

Ajo ka shtuar se është krenare për këtë sukses të Bajramit, duke e cilësuar si një aktore të guximshme të lindur në Kosovë që përfaqëson më të mirën e rinisë së vendit.

“Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe të gjithë ekipit që rrodhi pas filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar “Dy Njerëz që Shkëmbejnë Pështymë”, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e patrembur e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”, ka shkruar Osmani.

Luana Bajrami ngjitet në skenën e “Oscar”, filmi i saj fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika