Murati: Raporti Kurti–Osmani ishte “martesë interesi”, presidentja e mbuloi izolimin ndërkombëtar të kryeministrit

Valon Murati, ligjërues i shkencave politike, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë gjatë një interviste në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se koalicioni mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk ka qenë një koalicion interesi.

“Ka qenë një martesë interesi… të gjithë ne që e njohim rrugëtimin qoftë të z. Kurti, qoftë të znj. Osmani këtë e kemi ditur. Po ashtu e kemi ditur dhe e kemi përcjellë që nga fillimi që nuk ka pasur pajtueshmëri në këto 4–5 vite”, ka thënë ai.

Murati ka shtuar se, duke pasur parasysh se presidentja i ka kompetencat shumë më të kufizuara, ajo e ka mbajtur anën e kryeministrit.

“Por me shenja disa herë të mospajtimeve të thella dhe e kam përshtypjen se në këto zhvillime të fundit, edhe në arenën ndërkombëtare, një izolim i gjatë i z. Kurti në arenën ndërkombëtare është mbuluar nga znj. Osmani dhe ka qenë e vështirë edhe në analizat politike dhe debatet ta identifikosh, sepse mbrojtësit e kanë arsyetuar gjithmonë se atë pjesë po e mbulon presidentja. Vërtet ne e dimë që pak a shumë z. Kurti i ka pasur të kufizuara raportet edhe vizitat në SHBA, nuk është pritur askund me nivelin zyrtar atje, e të kufizuara i ka pasur për shkak të këtyre zhvillimeve edhe me BE-në”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika