Ngushtica e Hormuzit: Çfarë kanë thënë vendet e tjera për kërkesën e Trumpit për ndihmë?

Shumë vende kanë reaguar me kujdes ose kanë kundërshtuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës që aktualisht është pothuajse e bllokuar nga Irani për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Trump ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë sulmet ndaj vijës bregdetare dhe anijeve iraniane për ta bërë ngushticën “të hapur, të sigurt dhe të lirë”, ndërsa u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera si Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Britania që të angazhohen ushtarakisht. Ai ka paralajmëruar se mosveprimi do të ishte “shumë i keq për të ardhmen e NATO-s”.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës globale, është goditur nga sulme të vazhdueshme gjatë më shumë se dy javëve të fundit, ku disa anije tregtare janë dëmtuar dhe është raportuar të paktën një viktimë.

Çmimet e naftës janë rritur, ndërsa disa vende aziatike kanë nisur masa për kursimin e karburantit, raporton BBC.

Reagimet e vendeve kryesore

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha se po zhvillohen bisedime me aleatët për një plan të mundshëm, por ende nuk ka vendime konkrete.

Gjermania refuzon përfshirjen, duke theksuar se “kjo nuk është lufta jonë” dhe se nuk ka lidhje me NATO-n.

Franca ka shprehur gatishmëri për një koalicion në të ardhmen, por jo gjatë fazës aktuale të konfliktit.

Kina bën thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake dhe uljen e tensioneve, pa konfirmuar ndonjë angazhim.

Koreja e Jugut po shqyrton situatën dhe çdo vendim do të merret pas analizës së kujdesshme dhe me miratim parlamentar.

Japonia nuk ka marrë kërkesë zyrtare dhe po shqyrton opsionet brenda kuadrit ligjor.

Bashkimi Evropian ka theksuar se aktualisht nuk ka gatishmëri për ndryshim të misioneve ekzistuese ushtarake, duke favorizuar zgjidhje diplomatike.

Pavarësisht presionit nga SHBA, shumica e vendeve duket se po shmangin përfshirjen direkte ushtarake, duke theksuar nevojën për de-përshkallëzim të konfliktit.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika