Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me motor në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.