Në Gjykata Themelore e Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Para trupit gjykues kanë dalur të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Nga sulmi i asaj dite mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.