Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar se ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, është vrarë, pas një sulmi ajror që Izraeli kishte deklaruar më herët se e kishte kryer gjatë natës.
Në një postim në rrjetin social X, Pezeshkian e cilësoi ngjarjen si një “vrasje të ulët”, duke bërë të ditur se bashkë me Khatib janë vrarë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë Ali Larijani dhe ministrin e Mbrojtjes Aziz Nasirzadeh, si dhe disa anëtarë të familjeve të tyre dhe persona shoqërues.
Vdekja e Larijanit, i cili mbante një nga postet më të larta të sigurisë në Iran, dhe e Nasirzadeh ishte raportuar edhe më herët, ndërsa kjo konfirmohet tani zyrtarisht nga presidenti iranian.
Ngjarja vjen në një kohë kur Izraeli po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në rajon, duke ndërmarrë sulme të reja edhe ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrut, në kuadër të operacioneve kundër Hezbollahut.