Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti nuk është në dijeni pse u kthyen fëmijët te familja në vitin 2023

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se është aktivizuar me urgjencë njësia e inspektimit lidhur me rastin e 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit së bashku me gjashtë fëmijët e tjerë të familjes.

Sipas tij, njësia e inspektimit ka shkuar menjëherë në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan për të hetuar rastin dhe për të rekomanduar veprime konkrete në bazë të gjetjeve.

Hoti në konferencë për media ka theksuar se, nëse konstatohen shkelje serioze, ministri ka të drejtë të revokojë licencat e individëve që ofrojnë shërbime sociale.

Ai ka shtuar se ligji aktual nuk e lejon revokimin e licencës së një Qendre për Punë Sociale në tërësi, për shkak të kufizimeve nga ligji për vetëqeverisje lokale.

“Unë siguroj që do të merren të gjitha masat ligjore që janë në kompetencën time, përfshirë edhe revokimin e licencave për individë që punojnë në atë QPS”, ka dekalruar Hoti.

Ai bëri të ditur se në këtë qendër janë paraparë gjashtë zyrtarë, ndërsa aktualisht janë vetëm tre, duke u bërë thirrje komunave që të rrisin kapacitetet në Qendrat për Punë Sociale.

Ministri ka njoftuar se familja në fjalë ka qenë në trajtim të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan që nga viti 2013. Sipas tij, fëmijët janë marrë disa herë nga prindërit, por janë rikthyer pas trajtimeve.

Në vitin 2023, gjykata vendosi që fëmijët të rikthehen te familja, por sipas Hotit, nuk dihet nëse prindërit kishin përmbushur kushtet për rikthimin e tyre.

“Kjo familje nga viti 2013 ka qenë në trajtim të Qendrës për Punë sociale në Lipjan dhe rrjedhimisht disa herë janë marrë fëmijët nga prindërit por janë rikthyer prapë pas trajtimit dhe analizave psikiatrike dhe diagnostikimit që ka bërë shëndeti mendor. Në vitin 2023 gjykata i ka rikthyer këta fëmijë tek familja edhe njëherë, dhe inspektimi është duke e trajtuar pse është rikthyer a i kanë plotësuar kushtet këta dy prindër për rikthimin e fëmijëve, megjithatë ne po e shohim se në çfarë gjendje kanë qenë kjo familje. Në momentin që kryhet inspektimi final ne do të iu njoftojmë për të gjitha hapat si ministri”, ka deklaruar Hoti.

Sa i përket vizitave të fundit të Qendrës për Punë Sociale në këtë familje, Hoti tha se raporti preliminar nuk e specifikon kohën e fundit, por konfirmon se ka pasur disa vizita edhe pas vitit 2023.

Ai ka shtuar se, pas përfundimit të inspektimit, ministria do të dalë me raport final dhe do të bëjë publike të gjitha hapat e mëtejmë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika