Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shqiptuar mbi 20 masa ndëshkuese vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të një aksioni të gjerë inspektimesh në të gjithë territorin e Kosovës.

Elma Krasniqi nga Inspektorati, ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë konstatuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, për të cilat janë ndërmarrë veprime në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Inspektorët konform prej legjislacionit në fuqi kanë të drejtë që brenda afatit prej 8 ditësh pas konstatimit të shkelës kanë të drejtë marrjen vendimit për shqiptimin e masës ndëshkuese. Ne kemi evidenca të subjekteve të cilët janë përsëritës të shkeljeve ndaj tyre do të ketë masa progresive ndërsa për ata që është për herë të parë natyrisht do të merret për bazë”, ka deklaruar Krasniqi në emisionin FIVE.

Sipas saj, shkeljet më të shpeshta kanë qenë mospërputhja e çmimeve nga rafti në arkë, por jo të vetmet.

Në disa raste, bizneset nuk kishin vendosur flamujt e origjinës për produktet në shitje, ndërsa janë evidentuar edhe parregullsi të tjera në çmime.

Krasniqi ka theksuare inspektorët, në bazë të ligjit, kanë afat prej tetë ditësh për të marrë vendim përfundimtar lidhur me masat ndëshkuese ndaj subjekteve që shkelin rregullat.

Ajo ka shtuar se për bizneset që përsërisin shkeljet do të aplikohen masa më të ashpra, ndërsa për ata që hasen për herë të parë do të merren parasysh rrethanat përkatëse.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika