SHBA-ja do të dërgojë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara po dërgojnë mijëra marinë dhe anëtarë të Marinës Luftarake në Lindjen e Mesme, kanë treguar për Reuters tre zyrtarë amerikanë të premten, ndërsa konflikti SHBA-Izrael me Iranin ka arritur në javën e tretë.

Sipas dy zyrtarëve, nuk është marrë ende vendim për dërgimin e trupave brenda vetë Iranit, por forcat e reja do të rrisin kapacitetin për operacione të mundshme në të ardhmen në rajon.

Dërgesat përfshijnë “USS Boxer”, një anije sulmuese amfibie, së bashku me Njësinë Ekspedicionare të Marinës (Marine Expeditionary Unit) prej rreth 2,500 marinë dhe anije shoqëruese luftarake.

Ky lëvizje vjen pas raportimeve se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po konsideronte dërgimin e mijëra trupave shtesë për të forcuar operacionet në Lindjen e Mesme.

Trump u shpreh për gazetarët të enjten se nuk po dërgonte trupa “askund”, por shtoi se nëse do të vepronte, nuk do t’ua thoshte gazetarëve.

Burimet, që folën nën kusht anonimiteti, nuk specifikuan rolin e trupave shtesë. Një zyrtar tha se forcat po nisen nga Bregu Perëndimor i Shteteve të Bashkuara rreth tre javë më herët se ishte planifikuar.

Këto dërgesa të reja do të rrisin praninë amerikane mbi 50,000 trupave që janë aktualisht në rajon dhe do të sjellin një Njësi të Dytë Ekspedicionare të Marinës në Lindjen e Mesme.

Njësia e parë, e dërguar nga rajoni Indo-Paqësor, pritet të arrijë javën e ardhshme.

Njësitë mund të përdoren për operacione të ndryshme, duke përfshirë sulme ajrore me avionët e bazuar në anije, ose për vendosje në tokë.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika