Pas një dekade, shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë shpallen të pafajshëm kryeparlamentarja Haxhiu dhe deputetët e asaj kohe Donika Kadaj Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu pas 10 viteve për gazin Lotsjellës në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Këtë e konfirmoi para medieve Musa Damati, avokat i Pal Lekaj i cili tha se ky është një triumf i mbrojtjes dhe se Gjykata Themelore ka dështuar procedimin tutje të shqyrtimit të rastit.

“Për të gjithë ju, në cilësinë e avokatit të deputetit të asaj kohe, zotrit Pal Lekaj, konfirmoj dhe deklaroj para jush dhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës se klienti im, zotëri Pal Lekaj, është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat me të cilat është ngarkuar në rastin e njohur për publikun, rastin e gazit lotsjellës. Pra kemi të bëjmë me rastin e njohur të hedhjes së bombolave të gazit lotsjellës, për të cilat janë pandehur dhe janë ngarkuar, dhe është rast i cili është shqyrtuar tashmë e dhjetë vite në organet e Kosovës. Zotëri Pal Lekaj, pas rreth pesë viteve në shumë seanca të cilat janë caktuar dhe janë mbajtur, së bashku me mua si mbrojtës i tij, në çdo seancë kemi prezentuar, pavarësisht agjendës së ngarkuar, times dhe të tij. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dështuar që të procedojë tutje me shqyrtimin e këtij rasti penal juridik, dhe na ka dërguar vendimin, aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në bazë të së cilës klienti im, deputeti i asaj kohe zotëri Pal Lekaj, është shpallur në tërësi i pafajshëm. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i mbrojtjes në procedurat e përfaqësimit të bëra ndër vite, dhe më në fund është një triumf i drejtësisë dhe është një fitore e pastër juridike në raport me të mbrojturin tim”, tha Damati para mediave.

Ndërkaq Burim Halili, avokat i kryetares së Kuvendit tha se kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë veprime kundër Asociacionit dhe se është shpallë e pafajshme për rastin e gazit lotsjellës.

“Zonja Haxhiu në Parlamentin e Kosovës atëherë, në atë kohë kishin ndërmarrë veprime të cilat kishin penguar procesin e mbarëvajtjes në mënyrë të rregullt të votimit për Asociacionin. Zonja Haxhiu kishte mbajtur qëndrim të qartë kundër Asociacionit. Pastaj me rastin e zhvillimit të shumë ngjarjeve në atë kohë në parlament ishin ndaluar së bashku me deputetë të tjerë, ku ndaj tyre ishin ndaluar disa elemente, që ishin të dyshimta. Dhe është mbajtur një shqyrtim gjyqësor dhe asnjëherë nuk ka arritur që të vërtetohet se elementet e dyshimta kishin të bëjnë me vepër penale për çka se ato ishin ndaluar. Dhe këtu në vitin 2021 kishim pasur një aktgjykim ku të njëjtit ishin shpallur, domethënë të pafajshëm dhe në afat ligjor ishte ushtruar ankesë. Dhe rasti kishte shkuar në rigjykim, edhe pas rigjykimit prokuroria kishte dështuar që me veprimet e saja të vërtetonte fajësinë e tyre. Pastaj rasti ishte stërzgjatur, ku kishte shkuar dhe arritur pas disa viteve e kemi edhe parashkrimin, ku në rastin konkret kemi vendim ku lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës Albulena Haxhiu dhe të tjerët”, tha Halili./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika