I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar në Greqi.
Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.
In the margins of the 24th @SymiSymposium, @albinkurti and I discussed the current situation in the region and the Dialogue on normalisation. We focused in particular on the next steps needed in order to make progress in the Dialogue. pic.twitter.com/Pept1GS3Xx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2022
“Në margjinat e edicionit të 24 të SymiSymposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndërkaq, “Symi” në Athinë, është mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës.
Ndërsa, Lajçak më 9 korrik në “Dubrovnik Forum2022” kishte thënë se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai pret që të finalizohen së shpejti.
Lajçak kishte deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.
Lajçak: Kosova dhe Serbia së shpejti pritet të finalizojnë 3-4 marrëveshje