Dy pilotë vdesin në New York pas përplasjes së avionit me automjetin e zjarrfikësve në pistë

Një aksident në aeroportin LaGuardia në New York ka shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë pilotët e avionit, dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë dy zjarrfikës, raporton CBS News.

Përplasja e avionit të Air Canada ka ndodhur me një automjet të zjarrfikësve.

Sipas drejtueses së Autoritetit të Portit, Kathryn Garcia, avioni i Air Canada po transportonte 72 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit. Një mjet tjetër ishte duke transportuar dy oficerë policie.

Nga të lënduarit, 41 pasagjerë dhe ekuipazh, së bashku me dy oficerët, u dërguan në spital.

Aktualisht, 32 prej tyre janë liruar, por ka edhe raste me lëndime serioze.

“Fatkeqësisht, dy pilotët janë konfirmuar të vdekur”, tha Garcia gjatë një konference për shtyp.

Aeroporti pritet të qëndrojë i mbyllur deri të paktën ora 14:00 lokale (18:00 GMT) për të lehtësuar hetimet, që janë duke u zhvilluar nga Bordit Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB).

Hetimet do të fokusohen në të gjitha aspektet e aksidentit për të përcaktuar shkakun e saktë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika