Vdes edhe e dyshuara e vrasjes së dyfishtë në Podujevë

Ka ndërruar jetë edhe e dyshuara për rastin e vrasjes së dyfishtë në fshatin Majac të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Më parë ishte konfirmuar se 73-vjeçarja e plagosur nga të shtënat kishte vdekur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur gjithashtu një person tjetër, i vrarë brenda një veture.

Në komunikatën për media, Prokuroria ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale relevante për hetimet.

Ndërkaq, vetëm gjatë javës që lamë pas janë regjistruar tre viktima të tjera nga të shtënat me armë zjarri, një person në Podujevë, një në Klinë dhe një në Gjakovë.

Prokuroria për vrasjen e dyfishtë në Podujevë: S’dihet ende motivi

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika