Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka akuzuar Albin Kurti për mosgatishmëri për krijimin e institucioneve të vendit.

“Thua se z. Kurti nuk di apo nuk do të menaxhojë fitoren, sepse nuk ka marrëveshje politike të njëanshme dhe në interes vetëm për vete.”

“Ai nuk po do të marrë përgjegjësi për vendin, sepse e presin: Marrëveshja e Ohrit, presin shumë gjëra të tjera që ky i ka nënshkruar, sikur veprimi i fundit për Ligjin për të Huajt, që po thuajse e ka tradhtuar vetveten në këtë drejtim. Po i pranon dokumentet ilegale të sistemit paralel të Serbisë.”

Ai ka thënë se Marrëveshjen e Ohrit e kanë mbështetur edhe AAK, por jo që të krijohet një autonomi substanciale dhe sidomos në këtë rast të pranohet në dokumente.

“Ai është shitur mjaft patriot, por deri më sot pothuajse çdo veprim që paraprakisht e ka proklamuar ka dështuar dhe ka tradhtuar vetveten, e ka tradhtuar edhe fitoren, por e ka tradhtuar edhe vizionin e vet”, ka thënë Lekaj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika