Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të përbashkët, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ndaluar të dyshuarin me inicialet Z.S.
I dyshuari, sipas autoriteteve, ka qenë pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe dhe dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan të Prishtinës gjatë viteve 1998–1999.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.