Gjini: AAK nuk ka votë për kandidatët e ditur për president, procesi po çon drejt zgjedhjeve

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk ka votë për kandidatët aktualë për president, ndërsa ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë sinqeriteti dhe përgatitje të terrenit për akuzime ndaj partive të tjera.

Gjini, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, tha në një konferencë për media se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk do të përmbyllet pa zgjedhje nacionale.

“Deri tash, për këta emra që janë në tavolinë, nuk kemi votë. Të tjerat edhe një herë duhet t’i shohim bashkë, mirëpo nuk po besoj që po ekziston një atmosferë dhe një vullnet nga partia më e madhe që në mënyrë të sinqertë dhe serioze të provojë ta përmbyllë këtë proces pa zgjedhje nacionale. Ne nuk po e shohim, unë nuk po e shoh. E gjithë ajo që po ndodh sot është për të përgatitur terren për t’i akuzuar të tjerët për dështimin e mundshëm për zgjedhjen e presidentit. Gjithçka që po përdoret, edhe fjalori që po përdoret, ka një qëllim të vetëm: për të përgatitur terren për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër. Nuk shoh fare sinqeritet dhe vullnet për të arritur konsensus me partitë opozitare.

Me sinqeritetin më të madh po e them, këto analiza tani më tepër janë çështje të egove të njerëzve, për të treguar se kush fitoi e kush humbi. Aktgjykimi i Gjykatës ka ardhur dhe është obligativ nëse duam të bëjmë shtet për të gjithë ne, na pëlqejë apo nuk na pëlqejë. Mund të bëjmë analiza sa të duam, mirëpo edhe analizat po i shoh se po bëhen në frymën e një debati më shumë egoist sesa që na sjellin diçka konkrete. Prapë është garë se kush kujt t’ia hedhë fajin”, ka thënë Gjini.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika