27 vjet nga masakra e Krushës, nën lot e dhimbje kujtohen të rënët

Këtë të enjte u shënua 27 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit. Nën lot e emocione familjarët kanë kujtuar të rënët, e në akademi përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësues shtetërorë. Ndër të tjera u kërkuar të mos arrihet asnjë marrëveshje me Serbinë pa u dënuar ata që kryen krime në Krushë.

Tash e 27 vjet, pranvera e gjen pranë varreve të tre djemve.

Remzie Ramadanit nga Krusha e Madhe e Rahovecit, 26 marsin e 1999-s, forcat serbe ia vranë të bijtë.

Sot, në ditën që shënon përvjetorin e masakrës serbe në këtë fshat, mbështetjen e gjen tek nipat e mbesat.

Ajo foli për dhimbjen që ndjenë në çdo mars.

Ramadani tregoi se si mori njoftimin që djemtë iu vranë.

“Jam kanë në të pame te çika, se asaj ia vranë burrin edhe i kemi ni krismat….”, ka thënë Remzie Ramadani.

Si Ramadani, dhimbje në këtë ditë e ka më të rëndë edhe Kymete Hoti nëna e Asaf Hoti.

“Njeriu më i fort se guri. Djali im, Asafi, i kishte 25 vjet. Ishte në shkollë në Prishtinë, fakultet në Gjeografi vitin e dytë. Këtë ditë me tana kërkush s’po i përmend, po punojnë vetëm për vete, për karriget e veta. Se për ne me kurgja”, ka thënë Kymete Hoti, familjare.

Këtë të enjte në Krushë të Madhe të Rahovecit u përkujtuan 243 civilët e vrarë në këtë masakër.

Pjesë e kësaj ceremonie qenë edhe presidentja Osmani e përfaqësues qeveritar të cilët nderuan të rënët.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi bashkëpunim e SHBA-së që historia të mos përsëritet.

“Na për siguri, mos me na u përsërit Krusha, e Krushat e tjera, duhet me e mbajt fort me Amerikën. Kush ju thotë ndryshe ta dini që ose ka diçka o ka ju thotë, ose o ka e di po s’e ka për të mirën e këtij populli, e këtij vendi, kurrë s’ka me e pas”, ka thënë Haradinaj.

E, përfaqësuesi i këtij fshati, kërkoi që pavarësisht presionit ndërkombëtar mos të bashkëpunohet me Serbinë.

“Janë qindra krushian e krushiane që vdiqën nga dhimbja e nga masakrat andaj nuk e kam ndërmend me kukat para jush as me lujt viktimën por kërkoj nga ju që asnjë marrëveshje të mos arrihet me Serbin pavarësisht presionit pa krijuar një tribunal për masakrën në Krushë ne e dijmë që keni presion por më bërllok nuk behët…”, ka thënë Sejfullah Sejfullahu, përfaqësues i fshatit.

Masakra në Kurshën e Madhe dhe të Vogël është një ndër më të mëdhatë në Kosovë. Forcat serbe, me të nisur bombardimet e NATO-s, intensifikuan krimet e gjenocidin kundër popullatës civile në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika