Kurti: Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur mbështetjen e tij për dy kombëtaret, atë të Kosovës dhe Shqipërisë për ndeshjet e tyre, që do të luajnë sonte.

Kosova dhe Shqipëria sonte në ndeshje vendimtare për Botërorin 2026

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi rëndësinë e sportit si një simbol uniteti dhe krenarie kombëtare.

“Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit.

Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndërrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë.

Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika