VV beson se mund t’i bartë nënshkrimet për president, ekspertët kundërshtojnë

Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit tani është edhe më e nevojshme se në tentimin e parë, meqenëse sipas njohësve të Kushtetutës, nënshkrimet e dhëna për dy kandidatët e Vetëvendosjes, nuk mund t’i kalojnë dikujt tjetër. Por, nga Vetëvendosje thonë që Kushtetuta është e heshtur për këtë çështje, derisa një nga kandidatët aktualë, ende s’ka vendosur nëse do të heqë dorë nga gara

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku vazhdon të jetë kandidate për presidente, bashkë me Glauk Konjufcën.

Por, megjithëse duhet tash kompromis për një zgjidhje, deputetja ende s’ka vendosur nëse është e gatshme të heq dorë nga kandidatura.

Pyetja: A e keni konsideru nëse është e mundshme ligjërisht me e tërheq kandidaturën?

Mulhaxha-Kollçaku: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë.

Pyetja: Personalisht a e keni problem?

Mulhaxha-Kollçaku: Çdo gjë në koordinim me organet e Vetëvendosjes?

Por, edhe nëse Vetëvendosje dëshiron të bëjë lëvizje tjera politike në këtë drejtim do të jetë e vështirë.

Sipas njohësve të Kushtetutës, 60 nënshkrimet e dhëna për dy kandidatët, nuk mund të tërhiqen për t’ia dhënë një kandidati tjetër.

“Çështja e nënshkrimeve, tanimë janë dhënë dhe nuk mund të tërhiqen, për faktin se zgjedhja e presidentit dhe falja e besimit ndaj kandidatit, nuk është çështje që mund të bëhet pa pasur qëndrim të qartë, dhe se zgjedhja është shumë e rëndësishme, rrjedhimisht deputetët duhet të jenë”, ka thënë  Melos Kolshi, Instituti i Kosovës për Drejtësi .

Por, nga Vetëvendosje kanë tjetër interpretim për këtë çështje.

“Sa unë e di, Kushtetuta qëndron e heshtur sa i përket ndryshimit të orientimit të nënshkrimeve të deputetëve”, ka thënë Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Por, për një zgjidhje të situatës, nga Lëvizja Vetëvendosje llogarisin edhe në nënshkrimet e deputetëve tjerë.

“Përveç 66 deputetëve të Vetëvendosjes dhe partnerëve tanë, janë edhe 44 deputetë tjerë shqiptarë, të cilët do të mund të ofronin nënshkrimet për president”, ka thënë Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Derisa për diskutimin e kësaj çështjeje partitë nuk janë takuar ende mes vete, kanë mbetur veç edhe 31 ditë deri në skadimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit.

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika