Çitaku: Kosova po qeveriset nga Besnik Bislimi

Nënkryetarja e PDK-së, Çitaku ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në Greqi duke thënë se në konferenca të tilla një javë nuk qëndron as kryeministri i Greqisë, derisa ka shtuar se Kosova po qeveriset nga Besnik Bislimi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar për vizitën  e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Greqi.

“Sinqerisht, a di dikush të më tregojë qe sa ditë është Kryeministri në Greqi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas Çitakut, në konferenca të tilla, kryeministri shkon në hapje, e mban fjalimin e takimet dhe kthehet, siç thotë ajo më së shumti 2 ditë.

“As Kryeministri i Greqisë nuk rri aty 1 javë, e lëre më të tjerët”, ka shtuar Çitaku.

Çitaku, ndër të tjera, ka shtuar se Kosovën po e qeveris Besnik Bislimi.

“Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka theksuar ajo.

Ndryshe më 5 korrik, kreu i Qeverisë ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë.

“Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm”, kishte njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e viziton Greqinë

Ndërsa të hënën, në margjinat e simpoziumit të 24-të “Symi” në Athinë të Greqisë, Kurti dhe emisari i BE-së janë takuar, takim në të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën aktuale në rajon.

Kurti në takim me Lajçak në Greqi, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika