Pentagoni po përgatitet për operacione tokësore që mund të zgjasin disa javë në Iran, raportoi The Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Sipas raportit, planet mund të përfshijnë operacione nga forcat speciale si dhe nga këmbësoria e zakonshme, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presidenti amerikan Donald Trump do të miratojë këto plane.
Administrata Trump ka dislokuar tashmë marinsa amerikanë në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta në Iran ka hyrë në javën e pestë. Gjithashtu, po shqyrtohet dërgimi i mijëra ushtarëve nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë së SHBA-së në rajon.