Foda: Shanset janë 50-50 ndaj Turqisë, do të japim gjithçka për fitore

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, para ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë, ka theksuar se përballja pritet të jetë shumë e fortë dhe e hapur.

Foda ka përmendur disa nga lojtarët kryesorë të Turqisë, duke i cilësuar si rrezik për skuadrën e tij, por njëkohësisht ka theksuar se edhe Kosova ka cilësi të mjaftueshme për të rivalizuar.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë. Ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë që Edon Zhegrova të luajë nga minuta e parë në këtë përballje.

“Ka gjasa që Edoni të luajë nga fillimi”, u shpreh Foda.

Foda ka folur edhe për mundësinë që ndeshja të zgjasë deri në shtesa apo penallti, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes për çdo skenar.

“Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkojë në 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme është që jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”, theksoi ai.

Sa i përket taktikës, trajneri i Kosovës ka deklaruar se nuk do ta zbulojë planin para ndeshjes, por ka theksuar rëndësinë e disiplinës dhe tranzicionit të shpejtë.

“Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim anën e fortë, por edhe dobësitë e Turqisë. E rëndësishme është që edhe nesër të performojmë me idetë tona. Duhet të jemi kompakt dhe kur ta kemi topin të kthehemi menjëherë në kundërsulm,” u shpreh ai.

Mes tjerash, Foda ka theksuar rëndësinë e përmirësimeve në mbrojtje dhe faktin që Kosova luan në shtëpi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika