Haxhiu: Seanca e 5 marsit nuk është mbyllur, do të vazhdojë kur të krijohen kushtet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca e ndërprerë më 5 mars për zgjedhjen e presidentit nuk është përmbyllur, por do të vazhdojë sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Ajo ka theksuar se pret që kryeministri Albin Kurti të thërrasë takime me partitë politike, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje për procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Në seancën e 5 marsit kam thënë që ndërpritet por jo përmbyllet, dhe ajo do të hapet kur të plotësohen kushtet. Pres që të ketë ftesa për takime nga kryetari i LVV-së, kryeministri Albin Kurti, për subjektet politike”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që përmes këtyre diskutimeve të arrihet një zgjidhje dhe të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Uroj që këto diskutime dhe takime të çojnë deri te një zgjidhje për çështjen e presidentit. Është e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse kemi humbur shumë kohë dhe kemi shumë punë për të bërë”, ka theksuar ajo.

Haxhiu u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të jenë serioze në këtë proces, duke theksuar se nëse ka vullnet politik, çdo zgjidhje është e mundshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika