Prokuroria nis hetime ndaj zyrtarëve komunalë pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka autorizuar grumbullimin e informatave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas njoftimit, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka inicuar rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim verifikimin e veprimeve apo mosveprimeve të tyre.

Hetimet po zhvillohen për të parë nëse ekzistojnë elemente të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se më datë 30.03.2026, në kuadër të detyrës së tij zyrtare, ka inicuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar gjithashtu ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për mbledhjen e provave dhe informatave shtesë lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika