90 minuta që vlejnë një histori – Kosova drejt ëndrrës amerikane

Bratislavë, 26 Mars: Fisnik Asllani feston pas fitores ndaj Sllovakisë (Foto nga Christian Hofer - UEFA/UEFA nëpërmjet Getty Images)

Vetëm një ndeshje ndan Kosovën nga ëndrra më e madhe. 90 minuta që mund ta çojnë në Kupën e Botës 2026 dhe një popull të tërë në këmbë.

Sot, e martë nga ora 20:45, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, “Dardanët” përballen me Kombëtaren e Turqisë në finalen e plejofit për një vend në Kupën e Botës.

Kjo nuk është thjesht një ndeshje.

Është momenti kur ëndrra e një kombi të tërë mund të bëhet realitet në sytë e botës.

Atmosfera në vend tashmë ka shpërthyer. Biletat ishin ‘zhdukur’ brenda dy orësh, ndërsa Prishtina dhe qytetet tjera po marrin pamjen e një feste kombëtare. Flamuj, këngë, emocione, gjithçka po çon drejt një nate që mund të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.

Nga diaspora deri në çdo lagje të Kosovës, ka vetëm një mesazh, “kjo është nata jonë”.

Përballë është një kundërshtar me peshë dhe përvojë, por Kosova nuk hyn më në fushë si surprizë. Ky ekip ka dëshmuar se di të luftojë për fitore pikërisht në ndeshjet më të mëdha.

Kapiteni Vedat Muriqi e tha qartë para sfidës, “pas Pavarësisë, kjo do të ishte lumturia më e madhe për shtetin tonë”.

Dhe vërtet, për një përfaqësuese me vetëm një dekadë histori, kjo është më shumë se futboll.

Është identitet. Është krenari. Është një histori që tashmë ka nisur të shkruhet dhe pret të vazhdojë deri në Amerikë.

Siç ka shkruar edhe mediumi Reuters, Kosova tashmë ka treguar se është gati, dhe se në këtë fazë, gjithçka është e mundshme.

Sot në mbrëmje, nuk vendoset vetëm një rezultat. Vendoset nëse Kosova do të hyjë për herë të parë në hartën e madhe të futbollit botëror.

Tani gjithçka është gati. Sytë janë nga fusha, zemrat te ëndrra dhe një komb i tërë pret momentin që mund të ndryshojë gjithçka.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika