Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Osmani u shpreh se kjo dekoratë vjen në emër të popullit të Kosovës për përfaqësimin e denjë, njofton Dukagjini.

“Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë. Kontributi juaj është pjesë e pandashme e historisë sonë sportive dhe mbi të gjitha frymëzim i fuqishëm për brezat që vijnë”.

“Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese si Presidente e Republikës së Kosovës, kam vendosur që Kombëtaren e Republikës në Futboll ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave, me motivacionin: Për përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare; Për krenarinë që i kanë dhënë shtetit tonë, si dhe për arritjen në fazën finale të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Dhe jo vetëm me shpresën, por me besimin e plotë që rruga përpara do të jetë edhe shumë e shumë më e ndritshme. Të nderuar përfaqësues të Kombëtares, duke e ditur që shumica e lojtarëve tashmë janë rikthyer në vendet ku punojnë dhe ku luajnë, jam e nderuar që ju kemi sot si përfaqësues nga institucioni i Presidencës së Republikës së Kosovës që ta pranoni këtë dekoratë në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilëve ju keni dhënë emocione dhe krenari pa fund”, tha Osmani.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojnë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror pasi u mposhtën me rezultat 1-0 nga Turqia.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika