Konfiskohen mijëra cigare elektrike dhe produkte duhani në vlerë 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 30 mijë euro gjatë një aksioni të realizuar në Pejë.

Operacioni është zhvilluar nga njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Njësitin Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës, bazuar në urdhëresa të Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një subjekt afarist janë konfiskuar qindra produkte të ndryshme, përfshirë 684 cigare elektrike, 1400 gram duhan të grirë, 94 shije për cigare elektronike, 1016 filtra për cigare elektronike, 8 kilogramë shije për shisha, 6675 cigare të llojeve të ndryshme dhe 94 cigare puro.

Ndërkaq, në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 38 mijë e 200 cigare të kontrabanduara, 36 mijë e 200 filtra për cigare elektronike si dhe 853 filtra për shisha elektrike.

Sipas vlerësimit preliminar të Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara arrin rreth 30 mijë euro.

Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj dy personave të dyshuar do të ngrihet kallëzim penal për veprat “Tregtia e ndaluar” dhe “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera ligjore.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika