Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, të mërkurën.
Rutte do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, sipas një njoftimi për shtyp të premten.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, i tha CNN-it se takimi ishte “i planifikuar prej kohësh.”
Rutte do të qëndrojë në Uashington deri më 12 prill, ku gjithashtu do të mbajë fjalim në Institutin Presidencial “Ronald Reagan” dhe do të marrë pjesë në takimin e Bilderbergut, një forum vjetor jashtë regjistrimit midis udhëheqësve politikë europianë dhe të Amerikës së Veriut.
Më shumë se 40 vende u takuan virtualisht dje për të diskutuar strategjitë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Kujtojmë se Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të dalë nga NATO teksa në vazhdimësi ka shprehur pakënaqësi mbi mënyrën se si aleatët e NATO-s dhe vendet në rajon nuk kanë ndihmuar për të rihapur ngushticën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën me Iranin.