Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin K.B., nën dyshimin për kërcënim ndaj ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ndaj familjes së tij.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit K.B.,” tha Nikçi.
Kujtojmë se i dyshuari aktualisht ndodhet i hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë.