Avokati i Popullit, Naim Qelaj, dhe Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, kanë zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu
Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës zyrtare të Avokatit të Popullit Endrit Shabani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, Qelaj dhe Shabani pritet të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë në Kosovë.
Dy homologët do të takohen gjatë ditës edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi.