Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Edhe Ukraina e gatshme për armëpushim me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur marrëveshjen për armëpushim mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke deklaruar se edhe Kievi është i gatshëm të “përgjigjet në të njëjtën mënyrë” nëse Moska ndalon sulmet.

“Ukraina gjithmonë ka bërë thirrje për armëpushim në luftën e zhvilluar nga Rusia kundër shtetit dhe popullit tonë në Evropë, dhe ne mbështesim armëpushimin në Lindjen e Mesme dhe Gjirin, i cili hap rrugën për përpjekje diplomatike,” shkroi ai në rrjetin social X.

Zelensky theksoi se një armëpushim krijon parakushtet e duhura për arritjen e marrëveshjeve, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Më herët, Ukraina kishte përgëzuar vendosmërinë e SHBA-së për sulmet ndaj Iranit, i cili është një aleat i afërt i Rusisë dhe ka furnizuar mijëra dronë që janë përdorur në sulmet kundër Ukrainës.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht nga Moska që të pranojë një armëpushim të plotë në luftën katërvjeçare, në mënyrë që të hapet rruga për negociata paqeje. Nga ana tjetër, Rusia ka deklaruar se dëshiron që kushtet e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përcaktohen para se të ndalojë luftimet.

Ndërkohë, Ukraina ka dërguar mbi 200 specialistë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në kundërpërgjigjen ndaj sulmeve me dronë iranianë.

“Ekipet ushtarake ukrainase do të vazhdojnë të punojnë në rajon për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sigurisë,” tha Zelensky.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika