Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar procesin e zgjedhjes së presidentit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se synon të kontrollojë tri pozitat kryesore të shtetit.
Ajo në Debat Plus, ka theksuar se AAK-ja kishte propozuar kandidatin e saj për president, por nuk kishte arritur të sigurojë mbështetjen e partive të tjera, duke bërë që kjo çështje të mbyllet.
Bytyqi ka deklaruar se partia e saj nuk është kundër një kandidati konsensual, por sipas saj, përgjegjës për situatën e krijuar është kryeministri Albin Kurti.
“Që nga dita e parë AAK iu kemi treguar qytetarëve që LVV e ka vetëm një qëllim, është kapja e tri pozitave të shtetit. Ajo që ne e kemi cek si parti dhe e kemi pasur kandidatin tonë për president ka qenë shumë normale dhe jo ligjore, mirëpo nuk kemi gjetur mbështetje te partitë tjera dhe kjo çështje është mbyll. Kur nuk ke mbështetje normal që është çështje e mbyllur”, ka deklaruar ajo.
Ajo shtoi se, nëse do të kishte pasur vullnet, presidenti do të ishte zgjedhur që para një muaji.