Iranianët kanë dalë sot në rrugët e Teheranit për të shënuar ditën e 40-të që nga vrasja e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei.
Dita e 40-të pas një vdekjeje simbolizon pjekurinë e shpirtit të të ndjerit dhe shënon fundin e periudhës së zisë, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në kryeqytetin iranian, duke valëvitur flamuj iranianë dhe duke mbajtur fotografi të ish-udhëheqësit suprem.
Khamenei, i cili e drejtoi vendin për pothuajse katër dekada, u vra në sulme të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.
Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është emëruar si pasardhësi i tij, por nuk është shfaqur në publik. Megjithatë, disa deklarata të supozuara në emër të liderit të ri janë lexuar në televizionin shtetëror.
Sipas CNN, ende nuk është mbajtur një ceremoni varrimi për ish-udhëheqësin suprem në Iran.
Mediat izraelite: Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, dyshohet se është vrarë
Pas vdekjes së Ali Khameneit, djali i tij merr drejtimin e Iranit