Katër persona humbin jetën duke tentuar të kalojnë Kanalin Anglez

Katër persona kanë humbur jetën në brigjet veriore të Francës, teksa përpiqeshin të hipnin në një varkë për të kaluar nëpër Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas autoriteteve lokale në rajonin e Pas-de-Calais, dy burra dhe dy gra vdiqën pasi tentuan të hipnin në një “taksi ujore”, por u morën nga rrymat e forta të detit. Bilanci i viktimave mbetet ende paraprak.

Një person tjetër u trajtua për hipotermi dhe lëndime të lehta, ndërsa 37 persona u dërguan në spital.

Ndërkohë, varka ka vazhduar udhëtimin drejt Britanisë së Madhe me rreth 30 persona në bord.

Qeveria britanike reagoi duke u shprehur “thellësisht e pikëlluar” për ngjarjen, duke theksuar se çdo humbje jete në Kanal është një tragjedi dhe një kujtesë e rrezikut nga rrjetet kriminale që shfrytëzojnë njerëzit për përfitime.

Operacionet e shpëtimit nisën në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 07:30, pranë bregdetit të Saint-Etienne-au-Mont, në jug të Boulogne-sur-Mer.

Autoritetet thanë se viktimat ndodheshin tashmë larg në det në momentin kur ndodhi incidenti, raporton BBC.

Numri i tentativave për kalim të Kanalit është rritur ditët e fundit, për shkak të kushteve më të qeta të motit.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika