AGK-ja mbanë konferencë për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve RTK-së dhe KPM-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivisten Flutura Kusari, kanë njoftuar se sot në ora 08:30 do të mbajnë një konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo konferencë synon të adresojë shqetësimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të Radio Televizioni i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

“Nesër (e mërkurë) në ora 08:30 mbahet konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës për të shprehur shqetësimet në lidhje me proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve RTK-së dhe KPM-së”, thuhet në njoftim.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve të martën, deputetët u përplasën për afatin e shkurtër të caktuar për intervistimin e kandidatëve.

Opozita kundërshtoi zhvillimin e intervistave të premten, duke argumentuar se materialet janë voluminoze dhe se kandidatëve duhet t’u jepet më shumë kohë për përgatitje.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e pozitës mbrojtën vendimin për përshpejtimin e procesit, duke theksuar nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të bordit të RTK-së, i cili prej kohësh mbetet i pakompletuar.

Pavarësisht kundërshtimeve, komisioni vendosi që intervistat të mbahen të mërkurën me fillim prej orës 09:00, me secilin kandidat që do të intervistohet për rreth 15 minuta.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika