Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve dhe dhive në Kosovë, AUV-i vendos masa të rrepta në Ferizaj e Gjilan

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheeppox/Goatpox) në Kosovë.

Sipas njoftimit të AUV-it, rasti është identifikuar në fshatin Sazli, në Komunën e Ferizajt, pas analizave laboratorike të kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV ka vendosur masa të përgjithshme për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes, të cilat kanë hyrë në fuqi sot. Masat zbatohen aktualisht në rajonin e Ferizajt dhe Gjilanit, por mund të ndryshojnë në varësi të zhvillimeve epidemiologjike.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, me pasoja të mëdha ekonomike për fermerët, por që nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika