Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar është duke zhvilluar garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shtetet partnere.
Sipas njoftimit të FSK-së, në këtë aktivitet, që po mbahet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, janë bërë bashkë ushtarë nga Ajova (SHBA), Corps V (SHBA), Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, njofton Dukagjini.
Gara synon të testojë dhe sfidojë pjesëmarrësit në aspekte të ndryshme të shkathtësive fizike dhe ushtarake.