Mbrojtësi kosovar Betim Fazliji ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në fushë pas dy lëndimeve të rënda në ligamentet e gjurit, që e lanë jashtë për plot 782 ditë.
Futbollisti i FC St. Gallen fillimisht u lëndua në nëntor të vitit 2023, duke qëndruar 368 ditë jashtë. Pas rikthimit, ai pësoi sërish këputje ligamentesh në shkurt 2025, këtë herë në gjurin tjetër, duke munguar edhe 414 ditë të tjera.
Pas një periudhe të gjatë rehabilitimi fizik dhe sfidash mentale, Fazliji u rikthye në fundjavë në ndeshjen ndaj Luzernit, ku u prit me ovacione nga tifozët.
26-vjeçari në një intervistë për Telegrafi e cilësoi periudhën si “fund i botës”, por theksoi se besimi, puna dhe vullneti e ndihmuan të rikthehej më i fortë. Ai synon të arrijë suksese me klubin dhe të rikthehet të Kombëtarja e Kosovës, të cilën e konsideron kulmin e krenarisë në karrierë.