Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit një president.
Përmes një reagimi në Facebook, Haziri ka mohuar raportimet për një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, duke i cilësuar si të “pavërteta” shkrimet për ndërrime të pozicioneve.
Ai ka theksuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar për krijimin e institucioneve funksionale dhe përfaqësuese, duke u angazhuar në vazhdimësi për stabilitetin politik në vend.
“Shkrimet nē media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta. LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese”, ka shkruar Haziri.
Haziri ka shtuar se tashmë është dëshmuar se një parti e vetme dhe një udhëheqës nuk janë të mjaftueshëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës.
Azemi: Edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, synojmë unifikimin e partisë