Vedat Muriqi merr mesazh nga Eto’o pasi ia theu rekordin e golave

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë një mesazh të veçantë nga një prej legjendave të futbollit botëror, Samuel Eto’o.

Ylli dardan ka arritur të thyejë rekordin e Eto’o-s për numrin më të madh të golave të shënuar me fanellën e RCD Mallorca, duke shkruar kështu historinë me klubin spanjoll.

Pas këtij suksesi të madh, ish-sulmuesi kamerunas e ka uruar Muriqin përmes një videomesazhi emocionues, i cili erdhi si një surprizë për futbollistin kosovar. Në mesazhin e tij, Eto’o vlerësoi arritjen e Muriqit dhe i dëshiroi suksese të mëtejshme në karrierë.

Videoja e këtij momenti është publikuar nga RCD Mallorca në rrjetin social Facebook, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive.

Ky rekord përbën një tjetër dëshmi të formës së shkëlqyer që po kalon Muriqi, i cili vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të Mallorcas dhe krenari për futbollin kosovar.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika