Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
Falë kësaj, ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Barcelona, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë tri nga skuadrat që po e monitorojnë nga afër 23-vjeçarin.
Vetë Asllani nuk e ka fshehur ambicien e tij, duke deklaruar se ëndrra më e madhe është të luajë në Ligën e Kampionëve.
Ai është aktualisht nën kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029, ndërsa klauzola e lirimit të tij kap vlerën e 30 milionë eurove.
Përveç klubeve angleze dhe spanjolle, interesim për të kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Statistikat e këtij sezoni janë mbresëlënëse.
Në 30 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 9 asistime.
Ndërkohë, paraqitjet e tij të mira e kanë futur edhe në garë për t’u përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në Bundesligë, me procesin e votimit që përmbyllet të premten.