Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie aksidentale nga disa të mitur

Hetimet për zjarrin e fuqishëm që përfshiu një pallat 12-katësh në Tiranë po përqendrohen gjithnjë e më shumë te një pistë e re, ajo e përfshirjes së disa të miturve në momentet e para para shpërthimit të flakëve.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se zjarri mund të ketë nisur pranë një zone ku ishin vendosur kartona jashtë një marketi në katet e para të godinës. Pikërisht në këtë hapësirë, pak para se të shpërthenin flakët, dyshohet se janë parë disa të mitur.

Hetuesit po verifikojnë nëse veprimet e tyre mund të kenë qenë të lidhura me ndezjen aksidentale të zjarrit, por deri më tani nuk ka asnjë provë të konfirmuar që e vërteton këtë version. Policia thekson se për momentin bëhet fjalë vetëm për një pistë hetimore dhe jo për një përfundim.

Një nga problemet kryesore në zbardhjen e ngjarjes mbetet mungesa e pamjeve filmike që të fiksojnë momentin e saktë të nisjes së zjarrit. Për këtë arsye, grupi hetimor po mbështetet në dëshmi të banorëve dhe në verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë.

Ndërkohë, ekspertët zjarrfikës po analizojnë edhe mundësi të tjera, si shkëndija elektrike apo materiale lehtësisht të djegshme të vendosura në ambientet e jashtme të marketit, të cilat mund të kenë ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në fasadën e pallatit.

Policia nënvizon se përfshirja e të miturve mbetet ende e pakonfirmuar dhe se çdo variant do të vlerësohet vetëm mbi bazën e provave konkrete. Hetimet vijojnë në disa drejtime paralelisht, ndërsa autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë pamje apo informacion për momentet e para të ngjarjes./A2

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika