Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi pas pritjes nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, në konferencë për media u shpreh se Shqipëria qëndron krahë për krahë Kosovës që nga pavarësia.
Nufi gjithashut tha se bashkëpunimi ndër shtetëror është i domosdoshëm për ngritjen e kapaciteteve dhe garantimin e sigurisë.
“Sot thellimi i institucioneve demokratike të Kosovës, ngritja e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, forcimi i institucioneve dhe Republikës demokratike me prirje të qartë evropiane, bashkëpunimi sot nuk do të mund të ishte më i mirë”, tha ministri Nufi ndër të tjera.