Reagon Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova: Ndërrimi i njehsorëve është detyrë e përditshme 

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga anëtari i LDK-së, Visar Azemi, të cilat, sipas tyre, prekin drejtpërdrejt punën dhe integritetin e punëtorëve të KEDS-it.

Në reagimin e saj, sindikata thekson se aktivitetet si ndërrimi i njehsorëve elektrikë, realizimi i lidhjeve të reja, shkyçjet dhe kyçjet, si dhe leximi i rregullt i matësve, janë detyra të përditshme dhe ligjore të punëtorëve, të cilat kryhen në përputhje me planet operative dhe standardet profesionale.

“Sindikata e FSPE Elektrokosova shpreh shqetësimin e thellë lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga z.V. Azemi të cilat prekin drejtpërdrejt punën dhe integritetin e punëtorëve të KEDS-it.

Theksojmë qartë se ndërrimi i njehsorëve elektrikë, realizimi i lidhjeve të reja, shkyçjet dhe kyqjet, si dhe leximi i rregullt i matësve elektrik janë detyra të përditshme dhe ligjore të punëtorëve tanë, të cilat kryhen sipas planeve operative dhe standardeve profesionale.

Deklarata të tilla të pabazuara krijojnë perceptim të gabuar në opinionin publik dhe, për më tepër rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e punëtorëve tanë në teren. Në raste të tilla qytetarët mund të pengojnë ose të reagojnë ndaj ekipeve tona, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Punëtorët tanë janë profesionistë të trajnuar, të përkushtuar që çdo ditë punojnë në shërbim të qytetarëve për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
I bëjmë thirrje të gjithë akterëve publikë që të tregojnë përgjegjësi në deklarimet e tyre publike dhe të mos dëmtojnë imazhin dhe sigurinë e punëtorëve që kryejnë punë të përditshme dhe të ndershme në teren”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika