Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025, thotë Vela

Këshilltari për politikë të jashtme, Blerim Vela ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe të investimeve të huaja direkte (FDI) në Ballkan për vitin 2025, krahasuar me vitin paraprak.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Vela theksoi se Kosova prin në rajon me një rritje prej 30%, duke lënë pas shtete të tjera të Ballkanit.

Sipas tij, pas Kosovës renditet Sllovenia me rritje prej 19%, ndërsa Mali i Zi ka shënuar një rritje më modeste prej 8%.

Në anën tjetër, disa vende të rajonit kanë përjetuar rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte. Maqedonia e Veriut ka pësuar rënien më të madhe me -61%, e ndjekur nga Serbia me -51%, ndërsa Kroacia ka regjistruar një rënie prej -37%.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika