Ëndrrat iu shuan e për të s’u ditë gjë për 27 vjet.
Sinan Dauti akoma nuk i kishte mbushur 9 vjet kur forcat serbe i shkaktuan plagë vdekjeprurëse prillin e 1999-tës.
Dauti fillimisht u trajtua në Spitalin e Mitrovicës, e më pas familjës iu kumtua që ai vdiq, por trupin s’i lejuan ta shohin.
Pas 27 vitesh eshtrat iu gjetën në varrezat e Suhodollit të Mitrovicës, e këtë të shtunë ai po varroset në vendlindje, Prekaz të Epërm të Skenderajt. (pamje total)
Kur ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu arriti, ceremonia nisi.
Në emër të familjes, të pranishmëve iu drejtua Anton Dauti.
“Në emër të familjes dhe timin persona ju falenderoj të gjithëve për angazhimin dhe punën që është bërë që ne ta kemi trupin e Sinanit sot, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi gjithë të rënëve për liri”, ka thënë Anton Dauti, Familjar i Sinan Dautit.
12 prillin e 1999-tës e kujton mirë drejtori i shkollës së fshatit.
“Sinanit gjendja po i përkeqësohej nga plagët, gjyshja e tij e merr Sinanin dhe e dërgon në spitalin e Skenderajt ku e mjekon doktor Ibrahim Shala, nga aty me autoambulancë Sinanin e dërgojnë për mjekim në spitalin e Mitrovicës ku me 19.04.1999 ndërron jetë në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Ajet Ajeti, Drejtor i shkollës, Prekaz i Epërm.
Krimet serbe mbi civilët e pafajshëm i dënoi edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
“sot nuk jemi këtu vëtëm për një rivarrim, jemi këtu për të nderuar kujtimin e tij, jemi këtu për të kujtuar 1392 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe gjithë civilët që humbën jetën në atë periudhë të rëndë”, ka thënë Albulena Haxhiu, u.d e presidentës së Kosovës.
Nën emocione foli edhe ministri për Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
“Kjo është pesha e rëndë e krimit jo vetëm vrasja, por edhe zhdukja dhe pritja për të vërtetën, një gjë e kam me borxh ta përmendi se insitucionet dhe shumë punonjës, heronjë të heshtur emrat e të cilëve nuk kanë hequr dorë”, ka thënë Andin Hoti, Ministër për Vlera të Luftës Çlirimtare.
Pas fjalimeve, u bë edhe ceremonia e rivarrimit.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës i dorëzuan flamurin, familjës Dauti.
Me 12 prill e 27 viteve më parë, në lagjen Begaj të Prekazit u plagosën edhe anëtarë tjerë të familjes Dauti.