Papa Leo thotë se nuk është i interesuar për ballafaqim me Trumpin

“Nuk jam i interesuar të hyj në një përballje me Trumpin “, tha Papa Leoni XIV, duke folur me gazetarët në aeroplanin që po e çonte në Angola, Afrikë.

“Fjalimet që lexoj këtu në Afrikë, në shumë raste, janë shkruar dy javë më parë, shumë kohë para se presidenti amerikan të komentonte për personin tim dhe mesazhin e paqes që unë promovoj. E megjithatë, disa i interpretuan ato sikur doja të hyja në një përballje të re me presidentin, gjë që nuk është në interesin tim”, shtoi Papa.

“Ne vazhdojmë udhëtimin tonë, vazhdojmë të predikojmë mesazhin e Ungjillit, për promovimin e vëllazërisë”, theksoi Papa Prevost.

Para se të nisej nga Kameruni për në Angolë, në një shërbesë që kremtoi në aeroportin ushtarak të Yaounde, Leoni nënvizoi: “Kisha është përballur me stuhi dhe erëra të kundërta kaq shumë herë gjatë lundrimit të saj nëpër shekuj. Është ajo që ndiejmë kur mendojmë se po fundosemi, se po na mposhtin forca kundërshtare, kur gjithçka na duket e errët dhe ndihemi të vetmuar e të dobët. Por nuk është kështu. Jezusi është me ne, gjithmonë, më i fortë se çdo forcë e së keqes”.

Vlen të përmendet se presidenti amerikan e akuzoi Papa Leonin disa ditë më parë se i shërbente të Majtës Radikale, duke e akuzuar atë se ishte “tepër liberal” dhe “nuk besonte në luftën kundër krimit”.

Papa Leo XIV mbërrin në Angolë, pritet nga mijëra besimtarë në Luanda

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika