Në Pakistan, autoritetet kanë nisur masa të shtuara sigurie në kryeqytetin Islamabad, edhe para njoftimit zyrtar të presidentit amerikan Donald Trump për mbajtjen e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Siç raporton BBC, mysafirëve të një hoteli ku u mbajtën takimet e mëparshme mes delegacioneve u është kërkuar të largohen, ndërsa disa universitete kanë kaluar mësimin online për shkak të situatës.
Policia e Islamabadit ka paralajmëruar mbyllje të mundshme të rrugëve kryesore dhe kufizime të qarkullimit, pasi pritet ardhja e delegacioneve të huaja.
Ndërkohë, në disa zona të qytetit është raportuar trafik i rënduar.
Autoritetet po përgatiten për zhvillimet e mundshme diplomatike, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht përbërja e delegacionit amerikan që do të marrë pjesë në bisedime me Iranin.


Trump njofton dërgimin e delegacionit në Pakistan për bisedime me Iranin