Kurti: Do ta bëjmë Byronë, merr fund parulla ‘rroga e vogël, fitimi i madh’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për të çuar përpara Projektligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm në luftën kundër pasurisë së paligjshme dhe korrupsionit.

Gjatë deklarimit të tij, Kurti u ndal te rëndësia e miratimit të këtij projektligji edhe në lexim të dytë, duke thënë se vetëm pas kësaj faze Byroja do të mund të themelohet dhe të nisë funksionimin e saj të plotë.

“Miratimi në shqyrtim të parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë padyshim përbën një lajm shumë të mirë për vendin tonë dhe drejtësinë. Por, që institucioni përkatës të jetësohet e të nis punën është i domosdoshëm miratimi në shqyrtim të dytë, e dimë që emri i ligjit ka trazuar shumëkënd, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, të mbështjellura si ankesë në Kushtetuese, por ne nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim, Byroja do të bëhet, me të merr fund parulla ‘rroga e vogël fitimi i madh'”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika